Sot në Bruksel, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se nuk është mbajtur takim trepalësh, duke përmendur se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë.
Gjatë takimeve dypalëshe, kryeministri Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve.
E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023.
Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës,” deklaroi Borrell në një konferencë për media, raporton REL.