Haradinaj: Shpresojmë në mbështetjen e Mark Rutte për anëtarësim në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur lajmin për zgjedhjen e Mark Rutte si kryeministër i Holandës në krye të NATO-s. Ai ka shprehur bindjen se përvoja e gjatë politike dhe diplomatike e Rutte është një garanci për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës.

“Zgjedhja e Mark Rutte si kryetar i NATO-s është një lajm i jashtëzakonshëm. Përvoja e tij e gjatë politike dhe diplomatike është garanci për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës së NATO-s. Si kryeministër i Holandës, Rutte ka qenë një mbështetës i madh i proceseve demokratike në Kosovë,” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që Rutte do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Shpresojmë që ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, që është synim i palëkundur i yni. Falënderime pafund Sekretarit aktual të NATO-s, Stoltenberg, si dhe urimet më të mira për pasuesin e tij, Mark Rutte!”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews