Portieri danez, Kasper Schmeichel ishte objektivi kryesor i tifozëve serbë në stadiumin e Mynihut.
Tifozët e Serbisë i hodhën gota gjatë pjesës së dytë, gjë që e shqetësoi shumë portierin e kësaj kombëtareje skandinave.
“Unë kurrë nuk mund të mendoj të hedh diçka te një person tjetër vetë, por nëse ata duan, atëherë kjo është në rregull me mua. Mund të thuash se thjesht largon vëmendjen nga lojtarët e tu”, tha Schmeichel.
Në një pjesë të ndeshjes u duk se situata doli jashtë kontrollit, tifozët u paralajmëruan në sistemin e komunikimit publik që të ndalonin hedhjen e gotave në fushë, të cilat në një moment Schmeichel i mblodhi dhe i nxori jashtë fushës.
“Nuk ishte qëllimi im të provokoja fare, por nuk do të vrapoj duke mbledhur plehrat e njerëzve të tjerë,” tha Schmeichel.