Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se sot e ka vizituar Drenasin dhe është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se kanë diskutuar për çështjet e qeverisjes lokale.
“E përgëzova për zbatimin e një projekti të financuar nga BE-ja që synon adresimin e nevojave të sistemit arsimor të Kosovës dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies”, ka thënë Szunyog.