Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan, 15 muaj burgim për të akuzuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 muaj burgim të akuzuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ai gjithashtu është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh edhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”

I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj edhe për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, e që konform nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë, në shumë prej dymbëdhjetë mijë €uro (12.000 €), të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata komfor nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet €uro (20 €), për një ditë burgimi”, thuhet tutje në komunikatën e gjykatës.

Gjykata njoftoi se të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në kohëzgjatjen e dënimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews