Gjatë mbrëmjes të së dielës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.
Siç njofton policia, të shtënat kishin ndodhur në një aheng familjar. Tek i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë.
“Për të shtëna me armë është intervistuar i dyshuari m/k/sh, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale’Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë’ dhe ‘përdorim i armës’.”, thuhet në raport të policisë.