Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, të martën ka marrë një raportim për vendosjen e afisheve me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” në Mitrovicë.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin e autorit.
Si rezultat i hetimeve dhe analizës së pamjeve nga kamerat e sigurisë, është identifikuar një veturë, si dhe personi i dyshuar që ka vendosur afishet.
Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit A. A., është shqiptuar fletëparaqitje për “Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike”.