Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Budakovë të Suharekës.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Rastin për Telegrami.co, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
”Sot rreth orës 11:45 êshtë raportuar për një vetaksident trafiku në lagjen Kokollareve, në Budakovë të Suharekës. Policia ka dal në vendngjarje dhe deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe automjeti ka dal nga rruga. Per ti nxjerr pasagjeret nga automjeti eshte dasht të asisitoj edhe njesia e zjarrfikësve. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë marr lëndime trupore. Të dy të lëndurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe janë jasht rrezikut për jetë.”, tha Bytyqi.
Po ashtu një postim kanë bërë edhe organizata vullnetare e zjarrfikësve, ku kanë treguar për ndërhyrjen e tyre për t’i shpëtuar të lënduarit.