Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri thotë se kontributi i Bytyçit për Suharekën dhe Kosovën është i pamatshëm, ndërsa ai vet mbetet fitues i luftës dhe paqes.
“22 vjet pa kryetarin e Suharekës, veprimtarin e madh e eprorin e lartë të UÇK-së, Ukë Bytyqi, i cili u vra në pabesi. Uka ishte në rreshtin e parë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës dhe kontributi i tij për Suharekën dhe Kosovën është i pamatshëm. Uka mbetet fitues i luftës dhe paqes!”, ka shkruar Haziri.
“Jam krenar që e pata mik të shtrenjtë dhe si të tillë do ta kujtoj përjetë. Shpirti juaj bënë dritë mbi lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Ukë Bytyqit!”.