Policia e ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe të Prishtinës, raporton Telegrami.
Kjo pasi dyshohet për një mjet shpërthyes.
Rastin për Telegrami.co e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajon të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.”, tha Ahmeti.