Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i ndihmës së shpejtë dhe Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.
Sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ekspozohen në rrezet e diellit sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.