Një grua e lindur në vitin 1949 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin për mediat.
“Rreth orës 12:25, viktima është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë, në banesën e saj. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.