Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për adresimin e krimeve të luftës të kryer nga Serbia në Kosovë.
Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime në vendin tonë.
“Dhe të sjellë drejtësi për viktimat”, tha Haxhiu në konferencë.
Ajo foli edhe për hapat e ndërmarrë deri më tani nga Qeveria Kurti rreth trajtimin të kësaj çështje.