Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se familja Jashari kanë qenë simboli dhe flakadani i lirisë së Kosovës.
Kështu tha Begaj gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
Derisa theksoi se liria e Kosovës nuk është dhuratë e ajo sipas tij, duhet të mbrohet.
“Sot përulemi para Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur, flakadan i lirisë së saj. Nderojmë kryetrimin Adem Jasharin, legjendë e gjallë e atdhedashurisë, burra të tillë rrallë i lind historia. Sot është dita të kujtojmë të gjithë luftëtarët e UÇK-së, ata që i falën Kosovës së pavarur e të lirë jetën dhe ata që amanetin e bashkëluftëtarëve ua transmetuan brezave të rinj. Liria nuk është dhuratë, ajo duhet të mbrohet”, tha Begaj.