Forcat speciale amerikane, SWAT, i kanë dhënë fund një situate pengmarrjeje në një bankë në Florida, duke ekzekutuar autorin, pasi dështuan të arrijnë një marrëveshje me të. 36-vjeçari mbante peng me thikë dy punonjësit e Bank of America në Fort Myers.
Në pamjet e publikuara, efektivi i SWAT qëndron në prapavijë dhe mban armën në supin e kolegut të tij, duke qëlluar në kokë autorin. Plumbi kalon përmes ekranit të kompjuterit të bankës.
#BREAKING : SWAT Sniper places a shot through a computer monitor into the forehead of a suspect holding 2 hostages at knifepoint in a Florida bank.#FloridaBank #SWAT #Sniper #hostage #USA pic.twitter.com/cD5tK0W1zO
— upuknews (@upuknews1) June 10, 2024
“Snajperisti bëri një goditje të planifikuar dhe të qëllimshme përmes një monitori kompjuteri duke goditur të dyshuarin në qendër të ballit, duke e vrarë atë në çast”, tha oficeri i Informacionit Publik, Lt. Todd Olmer.
Togeri vuri në dukje se plumbi i kalibrit 308 i përdorur “është zgjedhur në mënyrë specifike për shkak të besueshmërisë së njohur balistike që tejkalon barriera të ndryshme”. /Telegrami/