Edhe kjo protestë e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Ata nuk kanë kursyer as sulmet ndaj efektivëve të policisë, ku i kanë qëlluar me vezë dhe sende të forta.
Një polic ka mbetur i plagosur në kokë nga hedhja e sendeve të forta. Nga ana tjetër policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës./tch