Në mbrëmjen e së shtunës, një person është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë të tij, në fshatin Rogovë, të Gjakovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.