64-vjeçarja që vdiq dje si pasojë e goditjes nga rrufeja në Prevallë do të varroset sot.
Varrimi pritet të bëhet me namaz të ikindisë – të cilit koha sot i hynë rreth orës 16:32.
Njoftimi për kohën e varrimit të H.B, e dha familja e saj.
Bashkë me gruan që vdiq, nga rrufeja u goditën edhe katër persona të tjerë.
64 vjeçarja ishte nga Komuna e Ferizajt.