Pesë persona kanë pësuar lëndime pasi i ka goditur rrufeja sot pas orës 12:00 në Prevallë.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se njëra nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer është në fjendje më të rëndë”, tha Bytyqi. /TelegramNews.com.