Boksieri më i shikuar nga shqiptarët dhe më atraktiv në botën e boksit për sjellje vallëzuese në ring, për guxim dhe lojë nervash për kundërshtarët, refuzonte shkuarjen në shërbimin ushtarak amerikan.
Në ditën e sotme të vitit 1971 më 28 qershor, Gjykata e Lartë Amerikane, mori vendim për shfuqizimin e dënimit me burg prej pesë vitesh për atëherë kampionin e botës Muhammad Ali. Denimi me burg për boksierin që pushtonte skenën e boksit botëror dhe lajmet e përditshme të konvertimit të tij nga feja katolike në myslimane, ishin bërë temat më të lexuara e më të debatuara në botë, për boks e politikë.
Muhammad Ali, u lind në një familje katolike me emrin Casius Klei dhe pas konvertimit mori emrin Muhammad Ali.
SHBA-të ishin implikuar në luftën e Vietnamit, e njohur si Lufta e Dytë e Indokinës. SHBA-të ishin futur në këtë luftë pas një konflikti të Laosit, Kamboxhias dhe Vietnamit, një konflikt i ashpër i nisur më 1 nëntor të vitit 1955 dhe të përfunduar më 30 prill të vitit 1977, me rënjen e Sajgonit.
Lufta zhvillohej mes Vietnamit të Jugut dhe të Veriut, i cili përkrahej nga Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Vietnami Jugor që mbështetej nga SHBA, Australia, Filipinet Koreja e Jugut etj.
Muhammad Ali , refuzonte të bëhej pjesë ushtarake në Vietnam, për çka shteti atij ia hoqi licencat për boks dhe i mori titullin e kampionit.
Në tetor të vitit 1970, Muhammad Ali u kthye në ring dhe vazhdoi serinë brilante të boksimit, duke i mposhtur të gjithë kampionët.
Legjenda e boksit që njihet si boksieri i të gjitha kohërave, famën më të lartë e arriti në fitoren dramatike në Zaire të Afrikës duke e nokautuar boksierin më të fuqishëm të viteve, Xhorxh Foreman.
Muhammad Ali ndërroi jetë më 3 qershor 2016, pas një lufte 32 vjeçare me sëmundjen e parkinsonit./Telegrami.co