Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit korrik të këtij viti, lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët.
Sipas njoftimit, Policia ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur.
“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet tutje në njoftimin e MPB-së./TelegramNews./