Kosova kurrë më afër izolimit ekonomik se tani

Berlini Zyrtar po bën ç’mos që ta bind Qeverinë Kurti të heq dorë nga masat ndëshkuese të mallrave me prejardhje të Serbisë në Kosovë, por Kosova, nuk ka dhënë përgjigje pozitive nëse ka ndërmend të reformojë politikat ekonomike të importit për ta zhbllokuar CEFTA-n.

Organizata prej gjashtë shtetesh të Ballkanit Perëndimor u formua me iniciativën e Gjermanisë që mori primatin e sponzorizimit të organizimit të CEFTA-s, sa për qëllime ekonomike, po aq edhe për shtensionimet politike në rajonin e nacionalizmit historik në këto treva.

CEFTA, ka gjetur rrugë zhvillimi në rajon, por pengesa e vetme e shfaqur është Kosova e cila mban armiqësi për produktet e Serbisë duke bllokuar importin e tyre.

Ndalimi i mallrave të Serbisë në Kosovë, ka disa pasoja të cilat kanë rritur depërtimin e tyre në Kosovë përmes kalimeve ilegale sa në rajonin e Kamenicës , ashtu edhe në veriun e vendit, ku kontrabanda është e përditshme.
Gjermania përmes emisarit për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazini, i ka hapur rrugë Kosovës për të vendosur marrëdhënie me rajonin përmes shkëmbimeve tregtare.

Kosova në CEFTA mbulohet përmes UNMIK-ut, prandaj pjesëmarrja nën administratën e KS të OKB-së e cila më vetëm simbolikisht merr pjesë në politikat rreth Kosovës, shihet si jo adekuate dhe më shumë si dëshirë e Serbisë për ta përmendur rezolutën 1244 e cila teorikisht e mban Kosovën të ngrirë në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
Këto ditë nga Qeveria ka qenë vetëm një deklarim rreth CEFTA-s dhe Samitit të Berlinit, i cili thotë se “Kosova po punon për CEFTA-n”, por realisht asgjë më shumë nuk është bërë publike.

Partitë e spektrit politik nga blloku opozitarë kanë gjetur vërejtje te Qeveria për mos angazhim në zhbllokimin e CEFTA-s, pas analizave të mirëfillta të OEK se Kosova duke qenë në CEFTA , përftiton rreth një miliardë euro në vit.
Rritja vjetore me një të tretën e buxhetit, del nga eksporti i koordinuar dhe rritja e kontrollit doganor nga Gjermania .
Rritja politike e Kosovës vjen si produkt i largimit të logos së UNMIK-ut dhe liberalizimi i tregut në përmasat e barazisë këmbimore të mallrave.

Sipas gjendjes reale që po ndodh aktualisht, Qeveria Kurti nuk ka dhënë shenja se do t’i pranojë masat legjislative të CEFTA-s dhe kjo më shumë çon te izolimi i Kosovës./Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews