Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për kontrata njëburimore.
Madje sipas tij Qeveria edhe ushqimin e FSK-së po e konsideron si sekret shtetëror.
“Regjimi aktual ka dhën 273 milionë euro për tendera njëburimor ose thën shqip tendera sekretë. Por befasia në gjithë këtë “gjymysh sekretë” të hajnisë, edhe pasuli dhe gullashi i negocuar për FSK, po delin sekret si të ishinë raketa me rreze deri në 500 km. Duke u thirrën në sekretë shtetëror, vjodhën grurin, vajin e sheqerin përmes kumarës së Albinit “Buk e Zemër”, aq ishte sekretë sa vetëm që nuk kishin dalën në mikrofona te Xhamia e Llapit me tregu si po i vjedhin rezervat shtetërore, për të cilat Prokuroria Speciale po i heton. Mirpo të gjitha këto, nuk po i shohin deputet butakë të regjimit si Bajqinovci e Basha, të cilët në mënyrën më të poshtër të mundëshme po shpifin në adresë të të tjerëve që nuk mendojn si ata”, ka shkruar Berisha.