Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut që vdiq në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka shkruar se e ka pranuar me dhimbje të thelle lajmin për vdekjen e podujevasit.
“Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes. Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më!”, ka shkruar Bulliqi.
Ndërkaq, pas më shumë se 24 orësh, ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur që ta tërheqin trupin e pajetë të viktimës.