MSh-ja merr masa ndaj 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit në Facebook nga kjo ministri thuhet se masat janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve.

Derisa u është bërë thirrje qytetarëve që në rast që vënë re se po shkelet ky vendim, të lajmërohen në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, shkruan TelegramNews.com.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta. Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve. Ju lutemi, për çdo shkelje që hasni lajmërohuni në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të Ministrisë. Qytetarë të nderuar, faleminderit për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nga dita e djeshme e deri më 20 korrik me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë do të lirohen nga puna gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike do punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, si dhe do të ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00./TelegramNews.com./

Vala e të nxehtit, nga sot do të ketë kufizim të orarit të punës për këto tri kategori

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews