Për dy sezone rresht, anësori kosovar, Milot Rashica shijoi dy trofetë më të çmueshëm në Turqi, titullin kampion në Galatasarayn edicionin e kaluar dhe Kupën e Turqisë me Besiktas këtë edicion.
Mbrëmë, skuadra e tij mposhti Trabzonsporin në finale të Kupës më rezultat 3:2.
Edhe pas triumfit, festa e Rashicës ishte e veçant, pasi ai festoi me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku me dy djemtë e tij.
Pasi e kaloi edicionin e kaluar në huazim te Galatasaray nga Norwich City, 27 vjeçari u shpall kampion me “luanët”.
Këtë edicion ai u transferua te rivali lokal, Besiktas për 5.25 milionë euro, derisa në 41 paraqitje sa ka bërë me bardhezinjtë, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime./GazetaPuls