Tutje thuhet në deklaratë se derisa serbëve t’u cenohen të drejtat, derisa u ndalohen produktet nga Serbia dhe barërat, derisa serbët burgosen pa fakte dhe rrahën nga regjimi i Albin Kurtit dhe derisa ky pin kafe me të njejtin, arsyeton etiketat e tilla.
Nga Lista Serbe, kanë reaguar në deklaratën e Ministrit për kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq. Rashiq i cili ka thënë se është i gatshëm të hartojë Statutin për kthim të komuniteteve.
Lista Serbe e konteston legjitimitetin e Nenad Rashiq, të cilin e vlerësojnë si zgjedhje te Albin Kurtit, e jo si të popullit serb dhe se për këtë arsye ai nuk ka kurrfarë legjitimiteti të flet në emër të bashkësisë së komunave serbe.
Lidhur me këtë Lista Serbe e pyet Rashiqin:
“Kush je ti Nenad Rashiq? Kush ka votuar për ty?
Në cilat zgjedhje?
Kush të ka dhënë leje të flasësh në emër të serbëve?
Kush të beson ty?
Kënd e përfaqëson ti?
Me interesat e kujtë shërbehesh?
Kujt i intereson mendimi yt kur ti je vetëm një vrapues pas Kurtit dhe kurrë s’do të jesh përfaqësues i popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Sipas Listës Serbe “kur njeriu si Nenad Rashiq, nuk ka fytyrë dhe nder, nuk i frikësohet Zotit dhe kur nga njerëzit nuk turpërohet duam prej tij mund të pritet gjithçka, pra edhe kur ai beson se është përfaqësues i popullit serb”.
Në deklaratëne Listës Serbe tutje thonë: ”Për këtë duam t’i kujtojmë atij se deri te funksioni i ministrit ka ardhur si zgjidhje e Albin Kurtit dhe jo si e popullit serbë. Asnjë deputet nuk ka votuar kurrë për zgjedhjen e tij që ka qenë obligim kushtetues dhe se Rashiqit serbët nuk ia kanë dhënë asnjë votë dhe se në parlamentin në Prishtinë, ai nuk e ka asnjë deputet që do të thotë se absolutisht si i tillë nuk ka asnjë legjitimitet të flet për komunitetin e bashkësisë së komunave serbe, se ai është pjesë e regjimit prej të cilit serbët çdo ditë pësojnë më keq”, flasin nga Lista Serbe.
Tutje thuhet në deklaratë se derisa serbëve t’u cenohen të drejtat, derisa u ndalohen produktet nga Serbia dhe barërat, derisa serbët burgosen pa fakte dhe rrahën nga regjimi i Albin Kurtit dhe derisa Ky pin kafe me Albin Kurtin, arsyeton etiketat e tilla.
Në deklaratën e Listës Serbe, tutje përjashtohet Nenad Rashiq nga mundësia e vendosjes për komunitetin serb në Kosovë.