100 vjet nga rënia e Azem Galicës

Sot më datën 15 korrik, mbushet një shekull nga vdekja e heroit kombëtar Azem Bejtë Galica. U lind në dhjetor të 1889 në Galicë , nahi  e pesë bajrakëve të Drenicës . Ishte i biri i Bejtullahut  dhe Sherifes së Kurt Selacit  dhe  nga martesa e parë e të atit kishte dy vëllezër, Seferin dhe Zenelin, ndërsa të një barku kishte motrën Mihanën dhe vëllain e vogël, Ademin. Vdiq më 15 korrik 1924.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook  ka kujtuar sot 100 vjetorin e rënjes së njërit ndër heronjtë dhe trimat e Drenicës Azem Bejtë Galicën.

“100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër pushtimit serb e jugosllav.

Qysh si 16 vjeçar, kur ia vranë babain, Bejtën, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhe për lirinë e trojeve shqiptare. Në kuadër të Lëvizjes Kaçake, ai mori pjesë në shumë luftëra e beteja, përfshirë Kryengritjen e Drenicës, atë të Dukagjinit dhe më pas atë të Junikut.

Duke mos dashur që as i vdekur të bie në duart e çetnikëve serbë, Azemi e kishte lënë amanet që të varroset në një vend sekret, të cilin do t’ia plotësonin pas rënies, gruaja e tij Shota dhe bashkëluftëtarët e tij, duke e varrosur në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra të thellë. Për 47 vite trupi i heroit tonë do të pushonte aty, deri në rikthimin e tij në fshatin e lindjes, në Galicë.

Lavdi Heroit të Kombit, Azem Bejtë Galica”, ka  shkruar  Krasniqi.

Azem Bejtë Galica ka lënë pas vetes vajzën e vetme Azeminen e  cila ka jetuar 70 vjet  pa e treguar identitetin e saj, derisa Kosova  ishte nën kontrollin e Serbisë  dhe Jugosllavisë, një intervistë me  të cilën e ka zhvilluar  më 1994 revista Kosovarja , të cilën po e sjellim të botuar pa asnjë ndërhyrje.

Intervistë me Çikën e Azem Galicës  

Kjo intervistë është bërë  në vigjilje të  atëherë 70 vjetorit të vdekjes së babait të saj Azem Galicës, kur Kosova ishte nën masat e segregacionit të plotë nga Serbia.

  “Dialogu pa skenar”

Kemi ardhur të bisedojmë me ju…
– Zoti u nderoftë e mirë se keni ardh! Për çka di e muj do t’flas, do t’u kallxoj…
Por, po qe se më pyetni për babën, edhe unë di aq sa di populli. Babën nuk e kam njohtë, se unë kam le dy muaj pas vdekjes së tij.

Do të thotë tash i keni 70 vjet?

– Po, n’ketë verë i kam mushë, t’shkretat…

Po, a e dini ku keni lindë?

– Më kanë thanë diku në malet e Tërstenikut. Po, në male edhe jam rritë, biro. Ashtu ish ajo kohë atëherë për tanë shqiptarët. Zaten malet janë kanë gati gjithherë edhe shpiat tona…
Qysh more gjithmonë kishim pas hjekë prej këtij shkau! Po, ku na ranë hise që t’jemi n’gardh me ta…
As në male s’na kanë lanë rahat. Po, qe, edhe tash, sot, s’na lanë t’jetojmë si njerëz. Thua se këta na kanë falë e na kanë qit në kit dynja dhe tash çka dojnë bajnë me ne!
Jo more jo, se, qe besa, nuk ka ardhë ai dakik, se këta mirë e dinë e kujt asht kjo tokë, e kujt asht Kosova, kush asht shiptari…
Po, s’di deri kur do t’mushen men, more…
Kurrë s’na kan nda zullumin… Sa na kanë pre, sa na kanë vra, sa na kanë djegë dhe – çka fituan?

Janë disa, janë…

– Po, kush janë ata, allahile?! Ndërhyn: Mirë thashë, ata janë asnja, ata janë kurrkush. Ah, sikur t’ish baba Azem gjallë, qysh m’kanë thanë, kish ditë ai çka kish ba me ta!
Siç knohet n’kangë:
“Shumë vetë n’men i ka pru,
Shumë me pushkë, pak ma shumë me dru…”.
Po, nejse, se vjen edhe ajo ditë kur do ta vrasin e do ta rrehin kryet e vet…

Po e dini këngën e Azem Bejtës…

 – Po, shumë vetë e dinë, e unë që jam çikë e tij, si mos ta di? I di gati të gjitha kangët që knohen për ta.
Shumë më pëlqen edhe ajo që e knon aj kangtari i Shipnisë “Prite, o Azem Galica…”. Kur e pata nie për së pari herë, m’besoni, trupi m’dridhej…

Këtu dëgjuam se deri vonë nuk e keni ditur se jeni çika e Azem Bejtës?
– Ashtu asht. I kam pas nja 8-9 vjet kur kam marrë vesh se jam çika e Azemit…

Si, prej kujt?

 – Ni ditë isha në fushë me gja dhe ni shka, Jovan i thojshin, që e kish shpinë jo larg neve, mu afrua e më tha: “Çiko, a e di e kujt asht kjo tokë?”.
I thashë: “Po, e jotja dhe tash i largoj gjanë”.
“Jo-jo, mos i largo se kjo tokë asht e babës tanë. A e di e kujt je ti?”.
“Jam e Hashimit”, i thashë.
“Eh, moj çikë, me dit ti e kujna je…”.
“E kujt, more?”, e pyeta.
“E Azem Bejtës”, më tha dhe ma dha ni copë bukë me do djathë.
“Nuk ta du bukën që e ka baba toka e babës tem!”, i thashë dhe ika.
E, mos ta zgjas ma shumë, fjalët e shkaut m’prekën n’zemër dhe disa ditë nuk e ndjeva veten mirë. Atëherë, mixha Hashim më kallxoj fije për pe…

Çka të tregoi?

– Paj, m’kallxoj se jam çika e Azemit, se babagjyshi i tij, Abdullahu, m’kish pas marrë në katundin Prellovc ku m’u kish martu nana dhe prej dy vjetëve sa i kam pasë atëherë në shpinë e tyne m’kanë majt msheftë, pa e ditur kurrkush kush jam.
Kanë pas droe mos faqezitë më diktojnë e ma hupin faren…
Deri vonë, përveç do në katund, nuk ka ditë kush për mue…

Po emri juaj Azemine?

– Po, e kam prej babës. E kish lanë amanet: N’koftë që Zoja lenë djalë, lenja emnin Azem. E n’koshtë çikë – Azemine.

Si i përjeton këto ditë të Kosovës?

– Si tanë shiptarët. Zor asht ba me jetue boll. Po kam ymyt se gjaku i babës Azem, i Hasan Prishtinës, i Bajram Begit, i Tahir Mehës, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, e i shumë të tjerëve, nuk ka me shku huq.
Syni i tyne qelë ka met pa e pa Kosovën-Republikë…
Kam ymyt se shpejt kemi me u ndaj prej kësaj Serbie, që ne e ka hangër ymrin dhe na e ka pi gjakun prej që na lanë nër ta…

Po, kush na la nër ta?

– Evropa, loke! Evropa… Qysh po nie e po kallxojnë lajmet, tash kanë nrrue kohët. E kanë marrë vesh tash se kush asht katili, dreqi i Ballkanit!

A keni edhe diçka të shtoni, të tregoni?

– S’po di… Veç me ba me dekë dy sytë qelë më mesin pa e pa Shipninë. Kisha me ecë nëpër t’gjitha ato vende kah ka ecë e kah ka luftue baba Azem.

Po, a nuk keni pasaportë, a?

– Ç’farë pashaporte, loke! Qito vjet i bana e asni dokument s’e kam! Kurrkund s’jam e regjistrime… S’kanë guxu atëherë me m’shkrue, se ma kishin hjek faren!
Ishalla vjen dita jonë, shteti jonë e shkruhem atëherë…
Edhe nja pata me ta thanë…

Urdhëroni!
– Ishalla i jep Zoti ymër Brahim Rugovës e na ruen për hatër t’Kosovës, për hatër t’lirisë…

Në vend të përfundimit

A ka rast të tillë, të ngjashëm në botë: 70 vjet të jetojë njeriu pa u shënuar, pa u regjistruar, pa u evidentuar askund?!

E, pse?

Pse-në e di Serbia!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews