Bregu i Jonit ofron një mjedis unik në zemër të Evropës. Malet me pamje nga deti, natyra e paprekur dhe uji i kristaltë, jo rastësisht në vitet e fundit, për shkak të plazheve të saj, Shqipëria është bërë një nga destinacionet turistike më popullore.
Ka shumë plazhe shqiptare dhe do të kishte qenë e pamundur të bëhej një listë e të gjithëve, derisa janë përzgjedhur dhjetë plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar të Jonit.
Ksamili
Ksamili është cilësuar dhe si perla e Jonit dhe qëndron para ishullit të Korfuzit pak kilometra nga kufiri grek. Nga këtu mund të shkohet shumë lehtë në Sarandë, Rimini i Shqipërisë. Në këtë plazh të bregdetit të Jonit ndodhen ishujt, të cilët mund t’i eksplorosh me not ose me një udhëtim me varkë, duke lënë prapa Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga parqet më të bukura arkeologjike të Ballkanit, Sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Karaburuni
Pamja e Karaburunit është spektakolare sepse ofron kaq shumë qoshe të fshehura. Pranë bregut që rrethon Vlorën, qyteti i tretë i vendit, gjejmë Parkun Detar Kombëtar. Mos e humbisni gjirin e Gramës, të fshehur midis maleve shkëmbore. Në Karaburun, uji është kristal dhe ka shumë limane të veçuar me guralecë të bardhë.
Port Palermo
Porto Palermo është një gadishull i vogël në të cilin ndodhet kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena, politikani dhe guvernatori i shumë territoreve europiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij, gjatë shekullit të 19-të. Ky plazh shqiptar është vendi ideal për ata që e duan natyrën e egër. Sigurisht që meriton një ndalesë për shkak të detit, por edhe të kështjellës që mund të vizitohen.
Dhërmiu
Një nga plazhet më të njohura dhe më të mbushura me njerëz në bregun shqiptar të Jonit është ai i Dhërmiut , i frekuentuar nga vendasit dhe turistët e tërhequr nga ujërat e mrekullueshme dhe të pastra blu. Gjatë udhëtimit do të hasni shumë bunkerë të shpërndarë gjatë periudhës komuniste .
Borshi
Borshi është plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tre kilometra vijë bregdetare është vendi ideal për ata që duan të pushojnë. Plazhi është i rrethuar nga natyra e lulëzuar e përbërë kryesisht nga pemët e ullirit dhe agrume. Ata që e duan ecjen mund ta bëjnë këtë në bregdet, i cili ofron dhe një zbulim të artit bizantin, ku mund të vizitojmë fshatin me të njëjtin emër dhe kështjellën.
Himara
Deti blu dhe i pastër është karakteristika e plazhit të Himarës, i cili në vitet e fundit është bërë një vend shumë turistik. Këtu do të gjeni kryesisht gjire të vogla dhe të rrumbullakëta me një pamje graduale në det. Gjithashtu ka edhe shumë objekte akomodimi. Perlë e vërtetë është qyteti antik në majë të kodrës, ku mund të admirojmë rrënojat e kështjellës së Himarës.
Palasa
Palasa ndodhet pas Llogarasë, në jug të Vlorës dhe është një shtrirje e bukur e bregdetit të vetmuar, ku vështirë se do të gjeni lehtësira për strehim. Kjo është arsyeja pse ajo është e dashur nga ata që duan të largohen nga turizmi masiv dhe që preferojnë kontaktin me natyrën.
Qeparo
Në Qeparo, plazhi me guralecë, që në det ka një shtresë rëre, është një vend relaksues, por gjithashtu i pasur me histori. Duke shëtitur në këmbë mbërrijmë në qytetin e vjetër mes rrugicave të ngushta dhe shtëpive me gurë. Sigurisht, për të arritur atje duhet të bëni një ecje ku përballë do iu shfaqet Jali, një gji i vogël me një bregdet të mbushur nga guralecë të bardhë. I rrethuar nga bare dhe restorante, është një plazh shumë turistik dhe i mbushur me njerëz.
Gjipe
Gjipeja është një nga plazhet më të egra në Shqipëri, në të cilin mund të arrini me një shëtitje prej 30 minutash nën diell dhe nën gjurmët e kuqe të tokës me një distancë prej 1.5 km që zbret poshtë maleve. Uji i pastër dhe ngjyrë smerald, Gjipeja është i vendosur mes shkëmbinjve dhe gjatë ditës, në sajë të dritës së diellit, ajo ndryshon ngjyrën.
Vuno
Plazhi i Vunoit ndodhet midis maleve të brigjeve të Gjipesë dhe Jalit dhe krenohet me një fshat të bukur me shtëpi prej guri. Këtu duket se moti është ndalur, natyra është e pazbuluar dhe zona nuk është e mbushur me njerëz, kështu që ju nuk do të keni rrezik të mos dini se ku do hapni çadrën tuaj të diellit.