Sot në Strasburg është nënshkruar dekreti për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.
Dekreti u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.
Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, duke i dhënë fund procesit legjislativ për këtë çështje në BE.
Ndërkaq ky vendim ishte kritikuar nga Qeveria e Kosovës.