Prishtina ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.
Kryeqytetasit kanë prezantuar sulmuesin francez Elijah Boimbo Mpaka.
22-vjeçari së fundmi ka luajtur në nivelet e ulëta të futbollit francez te skuadra L’Aumone.
Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit me një video në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, megjithatë nuk ka dhënë detaje për kontratën.
Skuadra më e trofeshme në vend më parë ka zyrtarizuar edhe afrimin e Ron Raqi, Dashmir Elezi, Leonat Vitija, Gentrit Salihu dhe Rigon Llugiqi.