Prishtina ka arritur fitore me rezultat të thellë 3:0 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Qysh në minutën e 20-të, kryeqytetasit arritën të kalojnë në epërsi pas një autogoli të mbrojtësit, Ilir Syla.
Pjesa e dytë ishte po aq interesanta sa e para për Prishtinën, pasi arritnë të shënojnë edhe dy herë tjera.
Fillimisht mesfushori Albin Krasniqi dyfishoi epërisnë me të filluar pjesa e dytë.
E Rigon Llugiqi – i inkuadruari në pjesën e dytë – shënoi në minutën e 69-të për rezultatin përfundimtar 3:0.
Pas kësaj fitore, Prishtina arrin 10 pikë dhe përkohësisht pozicionet në vendin e dytë, derisa nga ana tjetër Dukagjini zë pozitën e shtatë në renditjen tabelare.