Matts Hummel edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Romës.
Mbrojtësi gjerman ka kompletuar transferimin e tij si lojtari i lirë, pasi vendosi të mbyllë rrugëtimin e tij me Borussia Dortmund edicionin e kaluar.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“Mirësevjen në Romë, Matts Hummels”, shkruhet shkurtimisht në njoftimin e tyre.
Hummels do të jetë zëvendësues i Chris Smalling i cili vendosi që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
Ky nuk është mbrojtësi i vetëm që ka siguruar skuadra nga kryeqyteti italian, pasi ata transferuan edhe Mario Hermoson nga Atletico Madrid.
Ndryshe, kontrata që ka nënshkruar Hummels, besohet se kap vlerën e tre milionë eurove në sezon.