Klubi i Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë të ditur se me përfundimin e kontratës, Kida nuk do të udhëheqë më skuadrën.
“Pas një periudhe të shkëlqyeshme bashkëpunimi, klubi dhe kryetrajneri Qëndrim Kida, me rastin e përfundimit të kontratës së trajnerit, ndajnë rrugët. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë kësaj kohe”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit.
Qëndrim Kida ishte në krye të skuadrës, kur Malisheva përfundoi në vendin e katërt në tabelë sezonin e kaluar.
Po ashtu, Kida i udhëhoqi ata edhe në garat europiane për herë të parë në histori të klubit, mirëpo duke u eliminuar nga Buducnosit qysh në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.