Zyrtare: Ballkani përforcohet me Elmando Gjinin

Pas eliminimit nga kualifikimet e Conference League, Ballkani po vazhdon të përforcohet për të përmbushur objektivat e tyre.

Së fundmi, ata kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit, Elmando Gjini.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Mbrojtësi 21 vjeçar, Elmando Gjini tashmë është veshur portokall e zi”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Ndryshe, futbollisti që vesh edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës, ku Ballkani arriti të blejë kartonin e tij për një shumë të raportuar prej 120 mijë eurosh.

Në të kaluarën, ai është aktivizuar edhe për të rinjtë e skuadrave në Serie A si Genoa dhe Bologna.

Me Ballkanin ka nënshkruar kontratën katër vjeçare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews