Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale bënë thirrje për pjesëmarrjen sa më të lartë të votueseve shqiptar për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Serbi për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.
“Përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje”, shkruan ministri
Ai uroi që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, u shpreh Hasani.
“Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian”, përfundoi mesazhin ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme duke iu uruar suksese shqiptarëve të Luginës.