Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse gjatë rrugës në pushtet e kanë ndërruar qasjen e tyre.

Ai, në “Debat Plus”, tha se nëse të dy e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo do të ishte problem për shtetin.

“Njëri prej tyre ose të dy duhet me dalë me shpjegu ku janë nda këto rrugë, pse e kanë një qasje tjetër karshi asaj që e kanë pas dje. Problemi është që në këtë rast, për shkak të karakterit të tyre, këtu ten a mospajtimi është automatikisht armiqësi, kur presidentja e kryeministri e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo është problem për republikën”, tha ai.

Sipas Ymeri, Osmani e Kurti nuk mund ta durojnë mendimin ndryshe derisa shtoi se të dy janë grindavecë.

Ai theksoi se Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme kryeministrin Kurti.

“Të dy janë grindavecë, nuk mujnë me duru mendimin ndryshe, mendimi ndryshe për ta është armiqësim. Në këtë rast shumë më shumë duhet të flasim për kryeministrin se për presidenten për shkak të pushtetit që e ka. Kurti është më i pushtetshëm se Osmani në masat popullore, mendoj që niveli i popullaritetit nuk është krejt jomeritë e Osmanit. Mendoj që mospërkrahja e Osmanit për Kurtin do ta dëmtojë ata elektoralisht. Niveli i këtij dëmtimi, i perceptuar nga VV do të jetë korrenspodnues me egërsinë ndaj sulmeve për Vjosën në të ardhmen, të tilla do të ketë, vetëm kur ia nisin e si ia nisin”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews