Granit Xhaka ka folur në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Italisë në 1/8 e finales së Euro 2024.
Kapiteni i “helevetikëve” ishte prej më të mirëve në fushë, duke e dominuar totalisht mesfushën ndaj yjeve të Italisë.
E Xhaka tha se Italia ndihej e frikësuar ndaj tyre.
“Kemi fituar akoma pa zbritur mirë në fushë. Ishin të frikësuar. Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq në vështirësi në fushë sikur ndaj nesh”, tha Xhaka.
Zvicra në çerekfinale do të përballet me Anglinë, e cila e eliminoi Sllovakinë pas vazhdimeve.