VV: Opozita e themeloi Komisionin Hetimor për tekstet shkollore, e sabotoi vetë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka dhënë detaje lidhur me aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Në një konferencë për media, Fejza tha se nga klasa e parë deri tek e pesta do të ndahen nga 80 euro ndërkohë nga e gjashta deri tek e nënta do të ndahen nga 110 euro.

“Aplikimi do të bëhet përmes platformës E Kosova. Për herë të parë në qeverisjen tonë, buxheti i ndarë nuk është vetëm për tekste shkollore por edhe për materiale mësimore të domosdoshme për procesin e mësimit. Ky proces për të dytin vit radhazi ka për qëllim që të ruajë buxhetin e shtetit duke mënjanuar çdo mundësi abuzimi në njërën anë, e nga ana tjetër, prindërit do të blejnë vetëm librat që ju duhen fëmijëve të tyre”, tha Fejza.

Tutje deputetja bëri më dije se sipas të dhënave që kanë, brenda 24 orëve kanë aplikuar mbi 60 mijë prindër për këtë subvencion.

“Ministria na ka njoftuar se ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë për prindërit të cilët mund të kenë pyetje apo probleme në këtë drejtim. Inkurajoj prindërit të cilët nuk kanë aplikuar akoma që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.

Deputetja Fejza më tutje bëri me dije arsyet e qeverisë që çuan në një vendim të tillë.

“Qëndrojnë në faktin se ndër vite procesi i furnizimit me tekste shkollore është përcjell me probleme dhe vështirësi. Gjetje këto jo vetëm të auditorit, jo vetëm të adresuara publikisht, por tashmë gjetje edhe të komisionit hetimor për tekstet shkollore. Keqplanifikim, vonim i furnizimit, abuzim me çmime të larta, stoqe të grumbulluara me libra në bodrume të shkollave janë vetëm disa nga problemet që e kanë përcjell këtë proces. Prandaj ky vendim erdhi si rezultat i nevojës për të shmangur keqmenaxhimin dhe mungesën e planifikimit”, tha Fejza.

Tutje, Fejza tha se opozita nuk la gjë pa thënë për këtë proces, madje siç tha ajo, themeloj komisionin hetimor nga i cili nuk gjeti gjë.

“Ky vendim u atakua fuqishëm nga opozita e cila edhe pse kanë informata të bollshme se si procesi ka shkuar në vitet e kaluara, preferojnë modelin e vjetër të pajisjes me tekste mësimore. Opozita nuk la gjë pa thënë për këtë proces, madje themeloi edhe komisionin hetimor për të cilin kur e pa se nuk ka asnjë gjetje, filloi ta sabotonte vet. Poashtu, ata nuk kanë marrë pjesë në intervista të dëshmitarëve në komisionin hetimor”, tha ajo.

Sa i përket subvencionimit, Fejza u shpreh e bindur se procesi këtë vit do jetë më i lehtë dhe praktik, pasi siç tha ajo, prindërit veç i kanë të hapura llogaritë dhe aplikimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta. /KK

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews