Një burrë në Vushtrri është arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunim ndaj një të miture.
Sipas njoftimit, Policia gjatë patrulloimit kishte vërejtur në rrugë se i dyshuari po e mbante me forcë të miturën dhe me këtë rast bëhet e ditur se palët janë intervistuar.
Teksa gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se me dëshirën e tyre kanë kryer marrëdhënie seksuale.
“Vushtrri 02.07.2024-10:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Telegrami.co./