Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në adresimin e tij, për sulmin në Ibër-Lepenc, ka sfiduar edhe misionin paqëruajtës të NATO-s, konkretisht KFOR-in. Sipas tij Kurti veç 9 minuta pas sulmit ka kërkuar që ta dërgoj ushtrinë në very të vendit.
Ai ka sfiduar KFOR-in, me pyetjen “a jam duke e thënë të vërtetën”
“A e dini çka ndodhi nëntë minuta pasi Kurti kinse u njoftua? Nuk ishte edhe aq befasi për të. Pas nëntë minutave i dërgoi kërkesë KFOR’it për ta çuar FSK’në në veri të Kosovës. Po i pyes pjesëtarët e NATO’s se a jam duke e thënë të vërtetën. Të mërkurën janë bisedimet në Bruksel. Të gjithë e dinë që Serbia po përparon shpejtë, andaj është e rëndësishme që të ndalet Serbia nga të qenurit pjesë e historisë me Berlinin dhe Parisin”, tha ai.