Shkruan:Safet Krivaça
Vuçiq dhe Dodik në këtë kuvend dëshirojnë t’i shprehin dëshirat që vlejnë vetëm për konsum të brendshëm në Serbi,duke ecur pas flamujve serbë me mitingje ,sikur në kohët e Millosheviqit,kur ai zgjonte mitet e fjetura në kishat ,arkivat dhe monumentet e historisë së regjimeve gjenocidale të Serbisë,për shkatërrimin e Jugosllavisë.
Miratimi i Rezolutës për Srebrenicën, ka qenë bombë e kurdisur në Republikën Serbe të Bosnjë e Hercegovinës,për të provuar jetësimin e projektit të Millosheviqit që “aty ku është një serb të ketë shtet të Serbisë”.Edhe sikur të mos miratohej Rezoluta për Srebrenicën,Dodik, do ta kishte akuzuar Perëndimin për iniciativa kundër “Botës serbe”,një tokëfjalësh që paraqet konceptin e Serbisë historikisht konservatore,për dominimin e Ballkanit dhe shfarosjen e shqiptarëve.
Miratimi i Rezolutës së Srebrenicës, i dha rast Dodikut që më në fund ta vendos hapin e parë për jetësimin e “Botës serbe” ,sikur e quan ai,duke e promovuar politikën e ndarjes së Republikës Serbe në një Kuvend të Madh në Beograd.
Por ,cili është realiteti i kësaj nisme Vuçiq –Dodik?
Zëra brenda Shtëpisë së Bardhë , kanë thënë se nëse Dodik nis një ndarje të këtij entiteti,do të pushojë së ekzistuari Republika Serbe .
Konferena e Dejtonit e nënshkruar me 14 dhjetor në Pallatin Elysee në Paris,garanton shtetin Sovran të Bosnjë Hercegovinës.
Me këtë dokument zyrtarisht iu dha fund pothuajse luftës 4-vjeçare ndërsa Bosnjë e Hercegovina u definua si një shtet i tre popujve konstituiv dhe të tjerëve dhe dy entiteteve – Federata e BeH dhe Republika Sërpska.
Në të njëjtën kohë, marrëveshja e paqes solli një rend krejtësisht të ri kushtetues të vendit, në të cilin, në kohën kur u nënshkrua, të paktën për sa u përket qytetarëve të zakonshëm në BeH, pak njerëz menduan në një vend ku më shumë se 100 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1 milion u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose ikën në vendet e tjera derisa, shtëpitë, fabrikat, shkollat, kolegjet, infrastruktura, monumentet kulturore dhe historike u shkatërruan.
Entiteti i Republikës Serbe,nuk u kyq kurrë në qeverisje unike me Federatën Boshnjake, e cila në vend se ta forconte shtetin,pengoi proceset e integrimeve Euroatlantike dhe të fqinjësisë,duke përdorur veton në federatë,si mjet për pengimin e zhvillimit të marrdhenjëve sic ishte rasti me mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Bosnjë dhe Heregovina.
Pse do të shuhej Republika Serbe nëse nis një ndarje e saj ?
Kur nisi lufta në Bosnjë e Hercegovinë më 1991, popullata boshnjako-kroate, ishte e paarmatosur.Lufta në Kroaci vetëm sa kishte përfunduar dhe fare pak armë ishin në duar të e popullatës.
Vetëm kah mesi i vitit 1995,Bashkësia ndërkombëtare, hoqi embargon e armëve për popullatën boshnjako-kroate,ndërsa serbët kishin trashëguar në pronësi, arsenalin ushtarak të ish Jugosllavisë dhe kishin me cka të luftonin kundër popullatës civile.
Raporti i forcave me mjetet e armatimit,tashmë ka ndryshuar dhe nëse nis një konflikt ,NATO, do ta mbrojë sovranitetin e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës,ndërkohë që tashmë Bosnjë dhe Hercegovina kanë ushtrinë e vet dhe armatimin për ta mbrojtur këtë shtet të ish Jugosllavisë në kufinjt e vjetër .
Të gjitha shtetet që dolën nga rasformimi i Jugosllavisë,sot kanë ushtri dhe armatim modern dhe qëndrojnë në një krah me NATO-n dhe Serbia nuk e ka të njejtë komoditetin për të luftuar me popullatë civile sikur në luftërat e ish Jugoslavisë,por ajo do të përballet me fuqitë masive të këtyre shteteve të udhëhequra nga NATO.
Ditën që u miratua Rezoluta e Srebrenicës,ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, gjatë gjithë kohës fliste nga selia e Natos në Burksel dhe garantonte sovranitetin e BH-së,meqenëse paraprakisht Dodik ,paralamëronte njejtë sikur tani shkëputje.
Sot ,Dodik dhe Vuçiq ,paralajmërojnë në Beograd organizimin e një të ashtuquajturi Kuvend i madh që nënkupton fillimin e një Serbie të Madhe.
Kuvende të tilla ka mbajtur edhe Kosova me Shqipërinë ,në Tiranë e Prizren, duke paralajmëruar një bashkim joprotokolar ,por Kushtetuta e Kosovës që vjen nga projekti Ahtisarit , ndalon që Kosova të ndahet,apo t’i bashkohet një shteti tjetër.
Nisur nga këto premisa të rregullimit të Ballkanit Perëndimor ,ku bien kryesisht repubikat e ish Jugosllavisë,ato nuk mund të ndahen dhe sot mbrohen nga NATO, disa prej të cilave vec janë pjesë e NATO-s.
Vuçiq dhe Dodik,me këtë Kuvend, dëshirojnë t’i shprehin dëshirat që vlejnë vetëm për konsum të brendshëm në Serbi,duke ecur pas flamujve serbë me mitingje ,sikur në kohët e Millosheviqit,kur ai zgjonte mitet e fjetura në kishat ,arkivat dhe monumentet të historisë së regjimeve gjenocidale të Serbisë,për shkatërrimin e Jugosllavisë.