Viti i ri shkollor, Nagavci: Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për arsim cilësor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave e zyrtarët komunal për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci në Facebook ka uruar në veçanti fatosat të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore.

“Urime dita e parë e vitit shkollor. Një urim i veçantë për fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja! Jam besimplotë për një vit motivues, frymëzues e punë me përkushtim nga mësimdhënësit, andaj dhe plot suksese për nxënësit tanë”, ka shkruar Nagavci.

Derisa ka theksuar se me punë e përkushtim do të arrijmë misionin për një arsim cilësor.

“Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor. Në bashkëpunim me shkollat, prindërit, mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar. Qoftë një vit i mbarë!”, ka shkruar më tej ministrja.

Ndryshe, sot në Republikën e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor 2024-2025./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews