Visar Azemi kandidat për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar për punësimin e 220 punëtorëve të rinj në KEK.
Sipas tij, qeveria po vazhdon me blerjen e votës.
“Me të njëjtën dorë që firmos kontrata për 220 punëtorë të rinj në KEK, ai vazhdon të përhapë “suksese” që janë të paqena dhe larg realitetit. “- ka shkruar ndër të tjera Azemi.
E plotë:
Qeveria vazhdon me blerjen e votës.
Qeveria e Kurtit vazhdon të ketë një qasje absurde dhe të papërgjegjshme ndaj problemeve të qytetarëve.
Me të njëjtën dorë që firmos kontrata për 220 punëtorë të rinj në KEK, ai vazhdon të përhapë “suksese” që janë të paqena dhe larg realitetit.
Në një moment kur qytetarët po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, Kurti e quan veten fitues në sektorin energjetik.
Çfarë suksesi është ai, kur infrastruktura është e vjetruar, kur ndërprerjet janë të përditshme dhe qytetarët po vuajnë? Çfarë suksesesh mund të flasë ai kur në vend që të zgjidhë krizën energjetike, vetëm krijon iluzionin e një zgjidhjeje që nuk ekziston?
Qeveria ka dështuar totalisht në menaxhimin e sektorit energjetik, dhe fjalët e Kurti janë një ofendim për ata që po vuajnë çdo ditë nga mungesa e energjisë.
Mjaft me fjalë, duhen veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve!