Një nga lajmet më të papritura të kësaj së marte është edhe oferta e çmendur për Vinicius Junior nga Arabia Saudite.
Siç raportohet nga Marca, braziliani ka marrë ofertë marramandëse nga Al-Ahli.
Raporti shton se skuadra arabe i ka ofruar atij një kontratë pesëvjeçare e cila kap shifrën e 1 miliard euro.
350 milionë euro – brenda vitit
29,16 milionë euro – në muaj
6.7 milionë euro – në javë
961 mijë euro – në ditë
40 mijë euro – në orë dhe
667 euro – në minutë
Mirëpo, ani pse është raportuar se dy palët janë në bisedime, duket se Real Madridi nuk është e interesuar – së paku këto ditë.
E krejt kjo pasi ata janë të fokusuar në ndeshjen e Superkupës së Evropës, nesër ndaj Atalantas.
Ndryshe, mënyra e vetme se si skuadra arabe do të mund të kompletonte transferimin e Vinicius, do të ishte nëse aktivizon klauzolën e tij të lirimit, e cila aktualisht kap shifrën e plotë 1 miliard euro.