Një pasagjer ka vdekur dhe drejtuesi i automjetit është lënduar si pasojë e një vetaksidenti sot në orëet e para të mëngjesit në rrugën Kllokot-Viti.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Hashani tha se ngasësi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës derisa shtoi se i njëjti do të dërgohet në mbajtje.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbe kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe rrotulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërronë jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, tha ai.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa vozitësi do të dërgohet ne mbajtje.