Vërtetohet dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për Naim Smajlin, e cila e dënoi atë me 25 vjet burg për vrasjen e djalit të tij E.S. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore u shpall më 8 mars 2024, sipas raportit të “Betimit për Drejtësi”.

Gjykata e Apelit, në aktgjykimin e saj të datës 2 korrik 2024, ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të Smajlit, avokatit Abit Asllani. Ajo ka konfirmuar dënimin me 25 vjet burg për Smajlin, duke vlerësuar se pretendimet e ankesave nuk ishin të bazuar dhe nuk kishte shkelje të dispozitave të procedurës penale që të kërkonin anulimin e aktgjykimin e ankimuar.

Gjykata e Apelit ka argumentuar se aktgjykimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte i qartë, i kuptueshëm dhe i plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore. Ajo ka përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat relevante për ngjarjen, duke përfshirë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale të vrasjes dhe mbajtjes pa autorizim të armëve, sipas ligjit penitenciar.

Gjithashtu, aktgjykimin e Apelit konfirmon se gjykata e shkallës së parë me të drejtë kishte vlerësuar se vepra ishte vrasje e rëndë, e kryer me dashje direkte dhe jo nën ndikimin e tronditjes së fortë mendore, siç pretendonte avokati Asllani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews