Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se sot rreth orës 02:30 është vendosur një sasi e lëndëve plasëse në një pallat në Pogradec.
Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur midis katit të parë dhe katit të dytë, teksa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Më tej, policia bëri të ditur se grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po e vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.