Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi shënon gol në ndeshjen e fundit të ekipit Mallorca, në La Liga, përball Getafes.
Muriqi shënoi gol në minutën e 90 për të barazuar rezultatin e pastaj Maffeo në minutat shtesë shënoi gol për të përfunduar rikthimin e rezultatit në 1-2 kundrejt Getafe.
Golin e vetëm për Getafe e shënoi Gastón Álvarez në minutën e 48.
Vedat Muriqi e përfundon sezonin me 7 gola dhe 2 asistime në 29 ndeshje të luajtura në La Liga, duke i ndihmuar kështu ekipit të Mallorcës qëndrimin në vendin e 15, 7 pikë larg rrezikut për rënie nga kategoria.