Ka vdekur një grua si pasojë e aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën Shirok të Suharekës.
Policia përmes një komunikate në Facebook ka njoftuar se mjekët e emergjencës kanë konstatuar vdekjen e saj.
“Në ketë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja (F.G. viti lindjes 1966 femer,kosovare) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupi i dërgohet ne IML ne Prishtinë”, thuhet në njoftim të Policisë.